Tërmeti që goditi jugun e vendit mbrëmjen e sotme ka shkaktuar edhe dëme materiale në disa shtëpi.
Nga raportimet e para mësohet se 4 banesa në fshatin Kuc të Vlorës janë dëmtuar lehtë, ndërsa një tjetër banesë është dëmtuar rëndë.
Epiqendra e tërmetit ishte në Himarë, por lëkundjet i ndihen edhe në Vlorë, Gjirokastër e Sarandë.
Sipas IGJEUM lëkundjet kanë qenë të shkallës 4.7 ballë në thellësi 10 kilometra, shkruan lapsi.al.