Tërmeti shkatërrues në Shqipëri, arrin në 27 numri i të vdekurve

Prishtinë | 27 Nën 2019 | 09:07 | Nga Ekonomia Online

Dy persona të pajetë janë nxjerrë nga rrënojat në Thumanë mëngjesin e së mërkurës.

Keli Çupi, 32-vjeçar, dhe babai i tij, Hajredin Çupi, 67-vjeçar, e çojnë në 27 numrin e viktimave.

Sipas medieve shqiptare, 32-vjeçari u gjet me shenja jete, por ka pasur hemorragji në gjymtyrët e poshtme dhe nuk ka është arritur të nxjerret i gjallë.

Dyshohet se nën këto rrënoja mund të ketë edhe 4-7 persona të tjerë.

Kryeministri Edi Rama ka shpallur sot gjendjen e jashtëzakonshme pas tërmetit shkatërrues që ka marrë deri më tani 26 jetë njerëzish

Mbi 200 specialistë të kërkim-shpëtimit dhe emergjencave civile nga BE, Kosova, Greqia, Turqia, Franca, Italia, Kroacia, Rumania, Zvicra, SHBA, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë mbërritur orë pas ore në Shqipëri për të asistuar ekipet shqiptare.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Mbrojtjes Civile dhe IGJEUM që prej mëngjesit të djeshëm, ora 03.54 kur goditja kryesore pati magnitudë 6.3 ballë, e deri në momentin që po flasim janë shënuar 310 pasgoditje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme