Terminet e ndeshjeve 20/21 Qershor – Superliga A

Prishtinë | 19 Qer 2020 | 17:20 | Nga Ekonomia Online

Nesër dhe pasnesër do të zhvillohen ndeshjet e rrethit të tretë të garave përfundimtare të Superligës A në volejboll në të dy konkurencat. Ndeshja hapëse e kësaj jave do të jetë ajo në konkurencen e femrave në mes të Kastriotit dhe M Technologie që zhvillohet në palestren e sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj. Ndeshja transmetohet drejtperdrejt në RTK1.

Ndeshje mjaft interesante do të jetë edhe në Skenderaj në mes të Dritës e cila kryeson tabelen dhe Skenderajt i cili është në vend të katërt.

Në konkurencen e meshkujve vemendja do të jetë në Prishtinë në mes të dy ekipeve që ende nuk kanë humbje. Prishtina Volley do të jetë nikoqire e Ferizajt. Prishtina V. kryeson tabelen me pike maksimale nga dy takimet e para, ndërsa Ferizaj ka një pike më pak. Ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejt në Artmotion.

Ndeshja në mes të Lubotenit dhe Therandës është në program dhe KV Luboteni ende nuk është deklaruar nëse zyrtarisht do të terhiqet nga garat, pasi që ndeshjen e fundit kundër Ferizajt nuk e zhvilloj fare. Ekskluzivitetin për Superligën e meshkujve do ta ketë platforma e njohur sportive Artmotion, e cila do të sjellë për adhuruesit e këtij sporti, transmetime nga Prishtina, Ferizaj e Suhareka.

Në anën tjetër, FVK ka arritur marrëveshje me Radio Televizionin e Kosovës, të cilit ia ka besuar ekskluzivitetin e transmetimit të ndeshjeve në elitën e femrave në volejboll, nga Prishtina, Gjilani e Ferizaj. SUPERLIGA –

MESHKUJT 20.06.2020, e shtunë 14:30 | Luboteni vs Theranda 21.06.2020, e diel 17:00 | Prishtina Volley vs Ferizaj SUPERLIGA –

FEMRAT 20.06.2020, e shtunë 12:00 | Kastrioti vs M Technologie 21.06.2020, e diel 15:00 | Drita vs Kastrioti

Të ngjashme