Melihate Termkolli, ka reaguar lidhur me mundësinë e një marrëveshjeje politike ndërmjet LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).
Përmes një postimi, Termkolli ka thënë se një marrëveshje ndërmjet dy subjekteve politike do të duhej të lidhej vetëm me çështjen e presidentit, duke e cilësuar atë si mundësi për një balancim të pushteteve.
“E vetmja marrëveshje e LDK me LVV do të ishte çështja e Presidentit/es, e cila do të siguronte deri diku një balancim pushtetesh!
Gjithçka tjetër, LDK-s ia humbë edhe këto tri shkronja!
Si nuk po e shohin matrapazët e LDK-s lojën e Albinit për zgjedhje të reja, pa LDK-n, çoftë edhe formalisht?!”, ka shkruar Termkolli.