Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Termkolli, ka reaguar pas vendimit të Albin Kurtit për shkarkimin e Agim Veliut nga pozita e Ministrit të Punëve të Brendshme.
Sipas Tërmkollit, arsyetimi i Kurtit për shkarkimin e Veliut është një ‘fore’ që nuk i mashtron dot as fëmijët. Sipas saj, kreu i Qeverisë ka hallin e taksës dhe situatës së krijuar me koronavirusin.
“I vogël, frikacak, i padenjë për vendime shtetërore”, ka thënë Tërmkolli duke potencuar se me vendimin për shkarkim të Veliut, Kurti ka shkelur edhe marrëveshjen e koalicionit.
Reagimi i plotë:
“ Idhnou kalit e bjer samarit”.
Kryeministri Kurti e paska shkarku ministrin Agim Veliu! Gjëja për përhapje të panikut, gjëja paska dalë me deklarata të kundërta me kryeministrin në kohën kur kryeministri nuk e dha asnjë deklaratë për vendimin e presidentit. Folën veç sejmenët e tij. Këto “fore’ as fëmijët nuk i kapërdijnë më. Sa i vogël po tregohet Albini! Në fakt, po tregohet aq sa është. I vogël, frikacak, i padenjë për vendime shtetërore. Ai nuk ka guximin të vendosë as për taksën as për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme apo jo. Vendosi ta shkarkojë Agimin, duke shkelur edhe marrëveshjen e koalicionit. Kësaj i thonë “ idhnou kalit e bjer samarit”.