Termokos: Gypi në lagjen “Dardania” nuk është prishur nga ne

Prishtinë | 17 Gus 2019 | 15:59 | Nga Ekonomia Online

NP “Termokos” SH.A ka reaguar pas deklaratës së Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”  për gypin e prishur në një pjesë të lagjes “Dardania” në kryeqytet, ose më saktësisht afër objektit të “Termokos”.

Nga kjo kompani thonë se këto dëmet e përmendur nga KRUP nuk janë shkaktuar nga ata, duke shtuar se nuk ka qenë duke u kryer asnjë punim nga Termokosi në atë pjesë.

“Në fakt, në pozicionin ku ka ndodhur sot shpërthimi i gypit të ujësjellësit nuk kanë qenë duke u zhvilluar kurrfarë punimesh as nga punëtorët e ndërmarrjes sonë e as nga ndonjë kompani, që kryen punime për ne”.

“Ndërkaq, shpërthimi i gypit të ujësjellësit, të premten pasdite në një pozicion tjetër në afërsi të shkollës “Dardania”, që  është shkaktuar nga kompania e kontraktuar nga Komisioni Evropian për rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes, është sanuar një ditë më parë”, thonë nga Termokos.

Ata më tej shtojnë se do të kërkojnë më shumë përgjegjësi nga kontraktorët, që punojnë në projektet e tyre në mënyrë që të mos iu shkaktohen dëme në infrastrukturën nëntokësore kompanive tjera, me të cilat thonë se ndërmarrja e tyre ka bashkëpunim të shkëlqyer.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme