Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes publike “Termokos”, Naser Canolli, ka vizituar sot vend-punimet në kryeqytet, ku është duke u punuar për rehabilitimin e rrjetit ekzistues, të cilat po zhvillohen në kuadër të fazës së dytë të Projektit të kogjenerimit.
Gjatë vizitës në këto vend-punime kryeshefi Canolli është njoftuar detajisht nga drejtori i Distribuimit, Arsim Fetahu, për të gjitha punimet që janë në proces e sipër për ndërrimin e gypave të vjetër me gypa të rinj të paraizoluar.
Ai ka inspektuar për së afërmi edhe vend-punimet, në të cilat tanimë ka përfunduar ndërrimi i gypave dhe sipërfaqet, në të cilat është punuar dhe janë rikthyer në gjendjen paraprake.
Kryeshefi Canolli është ndarë i kënaqur me dinamikën dhe ecurinë e punimeve, që janë duke u zhvilluar në kuadër të fazës së dytë të Projektit të kogjenerimit.
Në kuadër të fazës së dytë të Projektit të kogjenerimit do të ndërrohen rreth 10 km gypa të vjetër të rrjetit ekzistues me gypa të rinj të paraizoluar si dhe do të bëhet rehabilitimi i 50 nënstacioneve termike, të cilat intervenime do të ndikojnë dukshëm në përmirësimin e cilësisë së ngrohjes.