Kryeshefi ekzekutiv i Termokosit, Arsim Fetahu, ka konfirmuar në një intervistë për Ekonomia Online se në vitin 2023 do të përfundojë rehabilitimi në tersi i rrjetit ekzistues.
Ky projekt ka thënë ai se do të realizohet me fonde të Qeverisë gjermane.
Ai ka bërë të ditur se vetëm gjatë vitit të kaluar rreth 150 objekte janë shtuar në rrjet, përderisa deri në sezonin tjetër do të kyçen edhe 200 objekte të reja.
“Pjesa e rehabilitim është në fazën finale dhe në vitin 2023 rrjeti ekzistues do të rehabilitohet në tersi. Ndërsa sa i përket zgjerimit të rrjetit ka filluar në vitin 2016. Në vitin 2021-2022 dhe 2023 zgjerimi i rrjetit do të bëhet me fonde të Qeverisë gjermane”.
“Momentalisht vetëm gjatë vitit 2021 rreth 150 objekte ka shkuar rrjeti, mirëpo rrjeti i ngrohjes nuk ka ndodhur ende”.
“Në tre mujorin e parë do të bëhet kyçja dhe një pjesë e qytetarëve do ta ndjejnë ngrohje dhe deri në sezonin tjetër do të kemi 200 objekte të reja. Në lagjen ‘Muharrem Fejza’ është bërë një zgjerim për 140 objekte të reja”.
Sipas tij, për shkak të problemeve financiare deri në vitin 2015 nuk ka pasur mundësi që të bëhet zgjerim i rrjetit, raporton EO.
“Zgjerimi i rrjetit është proces mirëpo për shkak të gjendjes që ka pasur Termokosi prej vitit 2000 deri në vitin 2015 për shkak të problemeve financiare nuk ka pasur mundësi të bëhet zgjerimi rrjetit”.
“Me realizimin e projektit të rigjenerimit konsumatorët që kanë qenë të kyçur në rrjet ka filluar furnizimi me ngrohje dhe pastaj hapat e tjerë kanë qenë zgjerimi i rrjetit”.