Termokosi s’i shtrenjton çmimet sivjet – Rama paralajmëron shtrije të ngrohtores në tërë kryeqytetin

Prishtinë | 19 Tet 2023 | 10:55 | Nga Erolinda Suhogrella Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i komunës se Prishtinës, Përparim Rama, e ka vizituar ngrohtoren e qytetit “Termokos” me rastin e fillimit të sezonit 2023-2024, raporton Ekonomia Online. Për punët në këtë ndërmarrje Rama u njoftua nga kryeshefi Fisnik Osmani, i cili tregoi për përgatitjet e këtij sezoni. Ai ka paralajmëruar se nga viti i ardhshëm qytetarët do të faturohen në bazë të konsumit dhe se planifikojnë të shtrihen në tërë kryeqytetin.

Sipas Ramës, këtë vit do të jetë faza testuese e nga viti tjetër faturimi do të bëhet në bazë të konsumit. Ai pohoi se kanë arritur gjatë vitit 2022/2023 të inkuadrojnë më shumë se 40 mijë banorë në sistemin e ngrohjes.

“Atyre të cilëve iu është instaluar matësi se sa shpenzoni brenda muajit i ftoj që t’i përdorin ata matës sepse iu mundëson që ta mbajnë një temperaturë konstante. Pa pasur nevojë që t’i ngrohin shumë banesat e tyre mandej t’i hapin dritaret”.

“Sepse sa më shumë që ne konservojmë aq më shumë mund të shtrihemi më shumë. Kemi vendosur që këtë vit të jenë në fazë testuese e në vitin tjetër do t’i bëjnë tarifat në bazë të konsumit”.

Fisnik Osmani, kryeshef në “Termokos”, ka thënë se ka qenë vit mjaft sfidues për ngrohtoren pasi sivjet është shtrirë edhe në më shumë lagje të Prishtinës. Ai shtoi se “Termokos” nuk ka aplikuar për shtrenjtim të tarifave për ngrohje, raporton EO.

“Ka qenë periudha më sfiduese për ne që nga funksionimi i ndërmarrjes sepse e kemi zgjeruar ndjeshëm masiv në periudhën e fundit. Si menaxhimet po kujdesemi që të keni shërbim të mirë dhe cilësorë”.

“Jemi të vetëdijshëm që disa banesa apo lagje nuk e kanë ende ngrohjen, mirëpo do t’i rregullojmë këto gjëra teknike ekipi ynë është gjatë gjithë kohës në terren dhe do të jetë pranë jush në probleme të tilla. Kërkojë edhe një herë mirëkuptimin e të gjithëve”.

Të ngjashme