Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, tha se librat e përkthyer në 10 vitet e fundit kanë ndikuar tek të rinjtë që të radikaliziohen, raporton Ekonomia Online.
Prandaj sipas tij, Bashkësia Islame duhet që të ketë shumë kujdes dhe të mbikëqyrë përkthimin e librave e revistave fetare.
“… organizata të ndryshme të cilat janë jashtë Bashkësisë Islame, duke botuar libra e revista që nuk kishim dhe nuk kemi nevojë, ky fakt neve duhet të na bëjë më vigjilent, dhe nga këto patë të rinj që morën rrugën e gabuar të radikalizmit”, tha ai.
Këto deklarime ai i bëri në shënimin e 60 vjetorit të përkthimit të literaturës islame në gjuhën shqipe në Kosovë.
Tërnava ka sqaruar për librat e parë që u përkthen në shqip që nag viti 1957.
“BIK arriti që nga viti 1957 të botoi ‘Ilmihallin’ e parë dhe pa ndonjë titull të zmadhuar për shumë arsyeje të asaj kohe. Tash pas gjatë dekadave tek ne literature islame ka pasur një shtrirje të gjerë si në cilësi, sasi dhe kushte që sot në gjuhën shqipe kemi libra të ndryshme”, u shpreh ai.