Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava mori pjesë në konferencën virtuale e cila po organizohet nga Këshilli për Fetva i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Liga Botërore Islame. Në këtë konferencë në distancë me karakter ndërkombëtar po marrin pjesë myftinj nga bota islame, ministra, akademik, studiues, mendimtarë, dhe personalitete të larta islame, të cilët po japin kontributin e tyre në zgjidhjen e shumë çështjeve nga perspektiva islame që janë shfaqur pas pandemisë globale COVID-19 e që do të rezultonin me fetva të cilat do të lehtësonin dhe ofronin zgjidhje çështjeve në jetën e myslimanëve.
Muftiu Tërnava në këtë konferencë u paraqit në sesionin e shtatë me temën “Ballafaqimi me pandeminë në aspektin sheriatik” .
Ai fillimisht falënderoi organizatorët e kësaj konference dhe duke theksuar rëndësinë e kësaj teme shprehet se ne po ballafaqohemi me këtë pandemi dhe ne po mundohemi me mundësitë që na i ka dhënë Zoti të kontribuojmë në ruajtjen e jetës së njerëzve. ‘Feja islame i ka kushtuar vëmendje të veçantë ruajtjes së jetës së njeriut dhe interesat e domosdoshme prej të cilave varet jeta e njeriut e këto domosdoshmëri janë pesë: sigurimi i fesë, identitetit, mendjes, pasardhësve dhe pasurisë. Nga këtu kuptojmë se ruajtja e vetës mbetet parim sheriatik që nuk guxojmë që ta shpijmë në rrezik, e as familjet e as shoqërinë”-tha myftiu Ternava
. Ai duke folur për përvojën dhe kontributin që po jep BIRK në luftimin dhe parandalimin e pandemisë VOVID-19, tha se jemi të përkushtuar që së bashku me institucionet gjegjëse që të ruajmë jetën e njerëzve në Republikën e Kosovës duke marrur një sërë vendimesh konformë protokollit shëndetësor të kësaj pandemie COVID-19. Ai në këtë vazhdë përmendi pezullimin e faljes së namazeve në xhami i cili vendim ishte më i vështiri në jetën time ku me 14 mars ishim të detyruar për shkak të situatës alarmante të pandemisë por edhe duke parë qendrat më të mëdha të botës islame që kishin pezulluar faljen në xhami edhe ne pezulluam faljen në xhami por ezani është thirrur për çdo kohë.
Ai ka shprehur falënderime për të gjitha ato shtete që kanë ofruar dorën e ndihmës për Kosovën, që ta kalojmë sa më lehët këtë situatë pandemike.
Ai në fund është lutur që sa më shpejt dhe më lehtë të kalohet kjo situatë dhe të kthehemi në normalitet e prosperitet.
Prezantimi i temës nga Myftiu Tërnava me interes të madh nga ana e të ftuarve nga e tërë bota, të cilët falënderuan myftiun Tërnava për këtë paraqitje dhe vlerësuan lartë rolin dhe kontributin që po jep myftiu Tërnava dhe Kryesia e BIRK-ut në luftimin dhe parandalimin e pandemisë globale COVID-19.
Gjatë hapjes së kësaj konference Ministri për Tolerancë nga Emiratet e Bashkuara Arabe Nahyan bin Mubarak Al Nahyan d foli përkitazi për peshën e kësaj konference duke nënvizuar se kjo konferencë konfirmon rolin e sheriatit si një motor për sistemin e përgjithshëm social, duke falënderuar përpjekjet dhe kontributin e pjesëmarrësve në këtë konferencë interes të lehtësimit të mënyrës së jetës së myslimanëve në frymën e Islamit në këtë kohë pandemie. Ai shfaqi bindjen se kjo konferencë do të përfundon në nxjerrjen e fetfave të cilat do të bënin që shoqëritë islame do të vepronin në formë të duhur me pasojat e kësaj pandemie duke menaxhuar këtë krizë emergjente qoftë nga aspekti ekonomik, shëndetësor apo social.
Kurse sekretari gjeneral i LBI-së, dr. Muhamed Al Isa theksoi faktin se pandemia e virusit COVID-19 e cila ka prekur tërë botën bëri që të organizojmë këtë konferencë ku studiuesit e lëmisë së fikhut do të ofrojnë mendimet e tyre dhe janë para kësaj përgjegjësi të madhe që kanë dhe të ofrojnë përgjigje ndaj këtij konfuzioni që është krijuar në këtë situatë nga pandemia globale COVID-19.
Konferenca ka filluar punimet dje dhe pritet të përfundoj sot.