Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, ka thënë se mënyra e veprimit nga ana e Serbisë me arrestimin e zyrtarëve policorë të Kosovës më së shumti i përgjigjet aktit të rrëmbimit.
Ai tha se veprimet e institucioneve serbe janë të pakuptimta, teksa shtoi se s’duhet befasuar me politikat serbe, pasi sipas tij, ato ka qenë gjithnjë agresive.
“Kjo nuk duhet që të na shqetësojë fort neve, por kjo e ka arritur edhe një efekt ndërkombëtar, se e ka dëshmuar edhe në praktikë se kur e konsiderojmë lirinë si liri, tregon se kush janë serbët dhe si sillen me popullatën shqiptare”.
“Reagimi i botës demokratike për këtë rast është i kuptueshëm, pasi është një kohë ku bota demokratike po e bën angazhimin e vet që të na pajtojë, kurse këta veprojnë me agresivitet dhe forma nacionaliste, ku edhe bota demokratike po zhgënjehet me ta”, tha ai në “Kosova Today”.