Tërnava: Përkthimi i Kuranit në shqip është pasuri kombëtare dhe dritë që nuk shuhet

Prishtinë | 15 Tet 2025 | 15:21 | Nga Diellza Gashi

Me rastin e 40-vjetorit të përkthimit në gjuhën shqipe të Kuranit fisnik, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës organizoi Akademinë solemne “40-vjet nga botimi i shqipëruar i Kuranit fisnik”, raporton Ekonomia Online.

Në fjalën e tij, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, theksoi se përkthimi i Kuranit në shqip shënon një nga kulmet e përpjekjeve shpirtërore e kulturore të kombit shqiptar.

Një ngjarje që shënon një nga kulmet e përpjekjeve, ky aktivitet është i dalluar jo vetëm për tematikën por edhe për thellësinë që përfaqëson dhe dritën që shpërndan. Kurani fjala e zotit drita që nuk shuhet burimi i pashtershëm i drejtësisë. Të merresh me Kurani është një akt i përkushtimi dhe nderimit. Përkthimi i kuptimit te Kuranit bëhet edhe më i afërt për zemrat e shqiptarëve, në të vërtete përkthimi i ajeteve të Kuranit mund të quhet pasuri kombëtare. Një komb që ka të përkthyer në gjuhën e tij e gjen vetën në pjesën shpirtërore, përkthimi paraqet një ure mes kulturës fetare ku mund te bashkëjetojnë në harmoni. Çdo përkthim kërkon fije te thellë në fe dhe në gjuhë. Është dëshmi që kombi ka fetar gjuhëtar dhe studiues që të barin fjalët hyjnore me respekt dhe saktësi. Kurani është ura që lidh popujt me gjuhë hyjnore”, theksoi Tërnava.

Ndërsa drejtori për kulturë dhe veprimtari botuese në Kryesinë e BIK-ut, Ramadan Shkodra, vlerësoi këtë përvjetor si një moment reflektimi dhe nderimi për një arritje madhore.

“Sot jemi mbledh për të shënuar një përvjetor të veçantë nga kuptimi i tij shkencor dhe kulturor. Përvjetori është pasuri e gjallë kujtesës fhe furnizimit në këtë frymë nderi dhe reflektimi kujtojmë një nga te arriturat përkthimi i Kuranit në gjuhën shqipe. Ky botim hap rrugën e një epoke te re përmes komunikimit dhe gjuhës. Kurani si libër themelor i besimit përfaqëson fjalën e shpallur te zotit, për me shumë se një milionë besimtar, përtej dimensionit Kurani ka ushtruar ndikim te thellë m, ka nxitur përparimin e mendimit filozofik, është një dhurim frymëzimi universal. Ky gjykim i gjithanshëm ka bërë te përkthehet në 100 gjuhe te botës, tash e katër dekada u përkthyer i plotë edhe në gjuhën shqipe. Ajo është dëshmi që në hapësirat tona kulturore feja dhe gjuha kanë ecur bashkë. Megjithëse prania e Kuranit është e hershme, nga radhët e popujt tonë kanë dalur shumë njohës dhe lexues të Kuranit ata kanë jetuar dhe vepruar sipas Kuranit”, ka thënë ai.

Të ngjashme