Myftiu i Kosovës, Naim e Tërnava, priti sot kryesuesin e misionit të vëzhguesve nga Parlamenti Evropian për zgjedhjet në Kosovë, Igor Sholtes, me të cilët bisedoi për zgjedhjet në Kosovë.
Myftiu Tërnava, pasi e përshëndeti kryesuesin e misionit vëzhgues për zgjedhjet e 11 qershorit, u shpreh se të dielën pret proces të lirë e demokratik zgjedhor ku qytetarët e Kosovës do të japin vendimin e tyre në për përfaqësuesit e tyre. Myftiu Tërnava tha se BIK përkrah, mbështet dhe mirëpret misionin e vëzhguesve nga Parlamenti Evropian për procesin e zgjedhjeve në Kosovë.
Ndërsa Sholtes tha se zgjedhjet janë proces i rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës.
Gjatwt takimit Sholtes u interesuar edhe për organizimin e BIK si dhe për bashkëpunim që kanë bashkësitë fetare në Kosovë.