Terziqi ndër më të mirët, por asnjëherë më i miri

Prishtinë | 16 Sht 2018 | 11:05 | Nga

Deniz Terziqi është ndër hendbollistët më të mirë në Kosovë. Si kadet e junior ka fituar epitetin e më të mirit. Në tre vjetët e fundit është shpallur më i miri nga Federata e Hendbollit e Kosovës për pozitën ku luan – bek i majtë. Por 25-vjeçari asnjëherë nuk e ka fituar epitetin e më të mirit në hendbollin e Kosovës.

Paksa me ironi thotë se nuk e di arsyen pse nuk e ka fituar asnjëherë çmimin e parë në hendboll, por shton se një ditë pret që t’i vlerësohet mundi, shkruan Koha Ditore.

Ndër më të dalluarit hendbollisti nga Mitrovica është edhe te Përfaqësuesja A e Kosovës.

“I falënderoj ata që vlerësojnë punën time të palodhshme në sportin e hendbollit. Si sportist mundohem gjithmonë ta jap maksimumin në klub dhe në Përfaqësuese. Shpresoj që një ditë do ta fitoj edhe unë epitetin e më të mirit. Pse deri tash nuk e kam fituar, nuk e di. Por e di se gjithmonë ka një arsyetim nga ata që nuk dëshirojnë ta shpallin me meritë më të mirin”, ka thënë Terziqi.

Terziqi insiston se çmimi i më të mirit duhet të shkojë për më të mirin, e jo të jepet me hatër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme