Drejtori i përgjithshëm i Teslas, Elon Musk, konfirmoi se kamioneta e shumëpritur e kompanisë do të zbulohet brenda dy- tre muajve.
Tesla pick-up pritet me padurim të madh pasi tashmë ka një konkurrencë të fortë Rivian R1T, dhe së fundmi kemi parë kamionin e parë elektrik Ford në formën e F-150 popullor.
“Ne jemi afër, por magjia është në detajet përfundimtare. Ndoshta pas dy-tre muajve”, njoftoi Musk në Twitter.
Deri më tani, Tesla ka publikuar vetëm një foto të vetme “ngacmuese” të kamionetës së saj, por nuk zbulon se çfarë do të ofrojë ose si do të duket, transmeton zhurnal.
Sidoqoftë, vetë Musk ka sugjeruar disa herë se kamioneta do të jetë dukshëm e ndryshme nga pjesa tjetër e gamës së Tesla.
Në qershor, Tesla njoftoi se kamioni do të kushtojë më pak se 50,000 dollarë.
Tesla pick-up do të jetë në gjendje të transportojë ngarkesa deri në 136 ton, ndërsa autonomia midis dy mbushjeve të baterisë do të jetë 650-800 kilometra.