Kina ka shkurtuar deri në 14 mijë dollarë çmimin e veturave pasi Pekini njoftoi shkurtime të mëdha të tarifave për automobila të importuara, një nxitje e mundshme e shitjeve për firmën amerikane, si tregu më i madh automobilistik në botë i makinave elektrike.
“Prodhuesi i makinave do të ulë çmimet e veturave të Model S dhe Model X me mbi 6 për qind”, tha për Reuters një përfaqësues i shitjeve në Pekin.
Pekini tha se do të ulë tarifat e importit të automobilave nga 15 deri 25 për qind, një mbulesë për markat e makinave premium si Tesla dhe BMW që importojnë një numër të konsiderueshëm të automjeteve.
Kompania Tesla tha të se makinat e saja të shitura në Kinë do t’i nënshtrohet çmimeve të rregulluara, madje edhe para se ndryshimi tarifor të hyjë në fuqi më 1 korrik.
Aktualisht çmimi i një makine Tesla Model X në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është 140 mijë dollarë, ndërsa në Kinë ky model kushton 203 mijë dollarë.