Nëse planifikoni të aplikoni për vizë pune, studimi apo bashkim familjar në Mbretërinë e Bashkuar, duhet të njiheni me testin zyrtar të gjuhës angleze “Skills for English” – një test i miratuar nga Home Office (UK Visas & Immigration).
Ky test tani ofrohet edhe në Kosovë, përmes Anglia Academy LLC në Prishtinë.
Test i miratuar nga Qeveria dhe Ambasada Britanike – i disponueshëm në Kosovë
“Skills for English” është një nga testet e miratuara zyrtarisht nga Qeveria dhe Ambasada Britanike për të vërtetuar njohuritë e gjuhës që kërkohen në aplikimet për vizë.
Për të parë listën e testeve të pranuara nga Ambasada Britanike në Prishtinë, vizitoni faqen zyrtare të Ambasadës Britanike:
Klikoni këtu për më shumë detaje.
(Kërkoni PSI Services – Skills for English UKVI në listë)
Ju mund ta zhvilloni testin PSI Services – Skills for English UKVI të plotë në Kosovë, falë Anglia Academy LLC, që është partner zyrtar dhe i licencuar i PSI Services LLC – kompania ndërkombëtare që administron testet për aplikime zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar.
Për cilat lloje vizash kërkohet testi “Skills for English”?
Viza për punë të kualifikuar (Skilled Worker Visa) – për profesionistët që aplikojnë për punë
Bashkim familjar (Family Visa)
Viza për studentë (Student Visa) – për ata që duan të studiojnë në universitete britanike
Rezidencë dhe Shtetësi Britanike (Settlement & Citizenship)
Pse të zgjidhni testin “Skills for English”?
Qendër testimi në Prishtinë
Rezultatet brenda 3 ditëve nga dita e testimit
Seanca testimi çdo javë
Testi zhvillohet 100% në kompjuter, pa praninë fizike të një personi përballë
Ofron fleksibilitet të plotë, vlerësim të drejtë dhe procedura të standartizuara ndërkombëtarisht
Një hap drejt Anglisë – nga Prishtina
Mos humbni kohë dhe para për të udhëtuar jashtë vendit për testet e nevojshme.
Brenda një dite, mund ta jepni testin “Skills for English” në Prishtinë – dhe të filloni rrugëtimin tuaj drejt një jete të re në Angli.