Prej mëngjesit të sotëm ka filluar testimi i Komunës së Prishtinës që unazën qendrore të kryeqytetit ta kthejë në një qarkore njëkahëshe. I njëjti testim do të vazhdojë për 48 orë. Mirëpo, kjo situatë ka shkaktuar kolona të gjata të makinave.
Drejtuesit e mjeteve, të cilët ishin bllokuar në qytetit për shkak të kolonave, nuk e kanë pritur mirë këtë vendim. Disa prej tyre e shohin e disa nuk e shohin si zgjidhje për të lehtësuar trafikun e rënduar të kryeqytetit, duke theksuar se do të bllokohet edhe më shumë.
Qytetari i Prishtinës, Arton Vokrri, ka thënë se kjo gjendje është katastrofë.
“Jo hiq nuk po funksionon prej Shqipërie me pa ardhë ma mirë e kish ndreq. Sot ekstrem tollovi. Po me qenë e hëne, llogarite çka bahet”, tha Vokrri.
E Bujar Sopjani shtoi se në Prishtinë nuk mund të funksionojë testimi i Komunës së Prishtinës që unazën qendrore të kryeqytetit ta kthejë në një qarkore njëkahëshe.
“Dola prej Velanisë ke shumë keq u dasht mu sjellë ka rruga Hani i Dilit, Dragodan e me ardh deri këtu. Ka rruga Hani i Dilit ke shumë tollovi. S’ma merr menja që funksionon në Prishtinë, tha Sopjani.
Kushtrim Haxhilari nga Prishtina po thotë se se duhet të vazhdojë edhe ditëve në vazhdim ky plan që është nisur nga Përparim Rama.
“Besoj që duhet me funksionu. Dita e parë po doket që ka shkaktu tollovi ama jo ashtu 90% po mirë është duke ecur. Po duhet me vazhdu edhe ditëve në vazhdim. Në qoftë se vazhdon, këta e dinë, e bajnë tollovi vetë”, tha Haxhilari.