Testi i PISA-s: Arsimi në Kosovë në nivelet më të ulëta

Prishtinë | 06 Dhj 2016 | 12:23 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka prezantuar  rezultatet e Vlerësimit Ndërkombëtar PISA – 2015.

Arritja e mesatare në shkencë në Kosovë është 378 pikë qe i bie se është 115 pikë nën mesataren Organizatave për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Mesatarja e arritshmërisë në lexim e Kosovës në Pisa është 347 pikë dhe i bie të jetë 146 pikë nën mesataren e OBEZh-it. Nxënësit në Kosovë arrijnë 362 pikë me gjithsejtë 128 pikë nën mesatare të OBEZH-it.

Pra në të tri fushat e testimit Kosova është nën rezultatin mesatar. Këtij testimi i janë nënshtruar nxënësit 15 vjeçar.

Kosova ka marre pjesë në Pisa për herë te parë më 2015 ku janë përfshirë 28 komuna, 225 shkolla dhe 5161 nxënës.

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami ka thënë se ky rezultat nuk është i papritur, por duhet përmirësuar gjendja aktuale në arsim.

“Rezultati nuk është i papritur, ishte ky që kishim parashikuar. Kemi shumë nevojë që të përmirësojmë gjendjen aktuale. PISA 2015 ka ndodhur pasi unë kam marr mandatin si ministër dhe kjo nuk do të thotë se gjendjen e njëjtë do ta kemi edhe më 2018 kur të mbahet testimi i ardhshëm, pasi kemi miratuar stratgjinë kombëtare për ngritje të cilësisë, rishikimin e teksteve, kurrikulat e reja etj. Punë të madhe në këtë aspekt kanë mësimdhënësit sepse përkushtimi i tyre do të ndikojë në ngritjen e cilësisë. Kemi borxh të madh që nxënësve t’iu krijojmë kushte të mira për mësimnxënie. Ne nuk do t’i kundërshtojmë rezultatet por presim rezultate më të mira në të ardhmen”, është shprehur Bajrami.

 

Më keq se Kosova renditen vetëm Algjeria dhe Republika Dominikane, ndërkohë Singapori është i pari.

tr

Të ngjashme