Pas testimeve te suksesshme tek derrat mund të fillojnë edhe testimet me njerëz të një tablete kundër HIV, e cila përdoret një herë në javë.
Ky ilaç mund të liroj pacientët nga konsumimi i përditshëm i medikamenteve.
Duket si një kapsulë normale, mirëpo kur arrin në stomak zhvishet mbështjellësi i saj dhe shfaqet struktura speciale e brendshme.
Kjo kapsulë qëndron në stomak për shtatë ditë, gradualisht duke liruar ilaçin në trup.
Ekspertët e HIV kanë thënë që një iniciativë e tillë është e mirëpritur, megjithatë kanë bërë të ditur që testimet tek njerëzit mund të fillojnë pas dy vjetësh.