Numri i ankesave në Gjykatën Supreme është rritur. Tashmë janë shtuar edhe katër ankesa të tjera, që numri i përgjithshëm del të jetë gjithsej tetë ankesa deri në ora 14:00, kur edhe ka përfunduar afati i dorëzimit të ankesave nga kandidatët për deputet apo subjektet politike.
Siç merr vesh Indeksonline, njëra nga këto të fundit është nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe tjetra nga Lista Serbe.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve certifikimi do të jetë i mundur pasi të bëhet rinumërimi i kutive për të cilat PZAP-i ka vendosur dhe pas vendimit të Gjykatës Supreme në lidhje me ankesat që janë bërë nga kandidatë për deputetë apo nga partitë politike që ishin garuese në këto zgjedhje.
Ndërkohë ka përfunduar rinumërimi i mbi 110 kutive me vota, të zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit 2017.