Të dielën (dje)skuadra ka ritestuar tetë futbollistët e dal pozitiv në Gjibraltar dhe sërish pas marrjes së mostrave nga IKSHPK, futbollistët kanë rezultuar negativ.
Këtë e ka bërë të ditur gazetari i sportit, Arlind Sadiku.
“Prishtina njofton se 8 futbollistet qe dolen pozitive ne Gjibraltar, pas ritestimit kane dale negative”, ka shkruar ai.
FC Prishtina ka dorëzuar tërë materialin e saj të provave me ndihmën edhe të avokatëve sportiv evropian.
Klubi është në pritje nga vendimi që do të marr Komisioni i Etikës dhe Disiplinës pranë UEFA-s.
Duhet theksuar se nuk është vetëm rasti i Prishtinës që po shqyrtohet, në situatë identike ndodhet edhe skuadra më e madhe sllovake, Slovan Bratislava pas dy herë anulimit të ndeshjes në Ishujt Faroe.
FC Prishtina vazhdon të besojë se çdo vendim i UEFA-s do të jetë i drejtë.