Real Madrid viteve të fundit është një nga skuadrart me transferimet më të mira, sidomos në mesfushë.
Mesfushori spanjoll, Dani Ceballos është përforcimi i fundit i Real Madridit, duke u bërë kështu mesfushori i tetë në skuadër, Ceballos skuadrës madrilene do t’i kushtojë vetëm 16 milionë euro.
Në fakt, tetë mesfushorët e skuadrës së parë, të cilët janë transferuar që nga viti 2012, Real Madridit i kanë kushtuar vetëm 140 milionë euro.
Lojtarët më të shtrenjtë janë Modric, Isco dhe Kovacic me nga 30 milionë euro, të tjerët kanë kushtuar më pak.
Për dallim nga Reali, skuadra angleze Manchester United ka paguar 120 milionë euro vetëm për Paul Pogban.
Francezi verën e kaluar nga Juventus u kthye në Old Trafford, duke u bërë lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit.