Komentet raciste ndaj futbollistëve po vazhdojnë dhe nuk po ndalen. Futbolli anglez madje denoncoi disa raste, ndërsa tani ata kanë shkuar një hap më larg.
Policia angleze ka arrestuar tetë persona për sulmet raciste ndaj yllit të Tottenhamit, Heung-Min Son.
Policia e Londrës ka konfirmuar arrestimin e tetë personave për komentet raciste ndaj sulmuesit të Tottenhamit përmes rrjeteve sociale pas humbjes 3:1 ndaj Manchester Unitedit në prill.
Tetë personat janë liruar pasi policia ua mori dëshmitë, por hetimet ndaj tyre do të vazhdojnë.