Tetë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot pasdite në fshatin Sojevë, në rrugën rajonale Gjilan–Ferizaj.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka konfirmuar për Ekonomia Online se në aksident janë përfshirë dy automjete me targa vendore.
Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore, ekipet e zjarrfikësve dhe dy autoambulanca, të cilat kanë ofruar ndihmën e parë për të lënduarit.
“Sot, më datë 23.10.2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale Gjilan-Ferizaj në fshatin Sojevë ka ndodhur një aksident trafiku me të lënduar, ku janë përfshirë dy automjete me targa vendore. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale në automjete, lëndime trupore kanë pësuar tetë persona”.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të trafikut, ekipet e zjarrfikësve dhe dy autoambulanca, të cilat janë angazhuar në ofrimin e ndihmës së nevojshme për të lënduarit. Hetimet lidhur me shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë në vijim”, thuhet në konfirmim.