Beograd, 4 shtator – Policia ka arrestuar tetë persona të dyshuar për kontrabandim shqiptarësh nga Kosova në Hungari dhe transit të palejuar deri në Austri, njoftoi sot MPB e Serbisë, transmeton Koha.net raportimin e medieve të Beogradit.
Anëtarët e këtij grupi kriminal, siç dyshohet, për kapërcim nga secili individë kanë marrë nga tre mijë euro, thekson policia e Serbisë.
Të dyshuarit për shkuarje të të interesuarve në vendet e Bashkimit Europian kishin organizuar pikën e pranimit në territorin e Suboticës (qytet në Vojvodinë në kufi me Hungarinë – sqarim ynë), prej nga i kanë ndihmuar që në mënyrë të palejuar të kalojnë kufirin shtetëror të Serbisë në Hungari, këmbë, duke shmangur kështu kontrollet kufitare.
Dyshohet po ashtu se pastaj kanë organizuar transit të palejuar përmes Hungarisë deri në destinacionin e fundit në Austri, transmeton Koha.net.