Tetë të vdekur, 2 mijë e 236 infektime të reja

Prishtinë | 19 Gus 2021 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24-orët e fundit janë shënuar 2.236 raste pozitive me virusin Covid-19.

Gjatë kësaj periudhe nga koronavirusi kanë vdekur tetë  persona.

Ndërkohë janë shëruar 138 të tjerë.

Njoftimi i plotë:

19 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.119 doza të vaksinës kundër COVID-19.

 Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 644.212 doza të vaksinës.

 Deri më sot 221.026 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

 Nga 11.373 testime, 2.236 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

 Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.

 Sot janë shëruar 138 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.546.

 Në total numri i rasteve aktive është 14.249.

➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Të ngjashme