Tetë të vdekur dhe 276 raste të reja me Coronavirus në Kosovë

Prishtinë | 27 Kor 2020 | 15:20 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, në një konferencë për medie, ka bërë të ditur numrin e personave që rezultuan pozitiv gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Ai ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 404 persona, ndërsa kanë rezultuar pozitivë 276 persona, që është shifër rekorde për Kosovën, raporton Ekonomia Online.

“Kanë rezultuar 276 raste pozitive. Kjo është shifër rekorde deri tani për Kosovën”, tha Ramadani.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë ka shkuar në 7.413 nga 34.720 persona të dyshimtë. Gjithsej janë 185 raste të vdekjes, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 8 raste të vdekjes.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 153 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.027 raste”, njoftoi Ramadani, raporton EO.

Ai tha se gjendja është ende nën kontroll por shumë e rënduar. Ai apeloi që të respektohen masat nga qytetarët.

“Ndërmarrja e masave sa i përket distancës dhe maskës, ku është më dominantja”.

Sipas tij, këto masa janë të thjeshta dhe çdo kush prej nesh mund t’i mbajë.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 61 raste, komuna Gjilan 29 raste, komuna Podujevë 23 raste, komuna Gjakovë 22 raste, komuna Vushtrri 22 raste, komuna Prizren 20 raste, komuna Mitrovicë 14 raste, komuna Skenderaj 10 raste, komuna Viti 9 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Rahovec 6 raste, komuna Kamenicë 6 raste, komuna Dragash 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Zubin Potok 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Shtime, Graçanicë dhe Kaçanik.

153 TË SHËRUAR DHE 276 RASTE ME COVID-19!Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Gepostet von Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës am Montag, 27. Juli 2020

Të ngjashme