Së paku tetë persona, përfshirë një adoleshent, janë vrarë gjatë shtypjes së dhunshme të protestave kundër mungesës së ujit në Iran, tha organizata Amnesty International.
Bashkëpunëtorët e kësaj organizate thonë se i kanë vërtetuar pamjet ku forcat iraniane të sigurisë shihen me armë automatike duke përdorur forcë të paligjshme për t’i shtypur protestat kryesisht paqësore në provincën Khuzestan.
Protestat shpërthyen javën e kaluar në jugperëndim të Iranit për shkak të reduktimeve të ashpra të ujit në kohën kur temperatura në atë pjesë është mbi 40 gradë. Amnesty International tha se forcat e sigurisë kanë vrarë tetë protestues e kalimtarë rasti, përfshirë një adoleshent, në shtatë qytete të ndryshme.
Sidoqoftë, zyrtarët e qeverisë iraniane dhe mediet e lidhura me shtetin kanë raportuar vetëm për katër të vdekur, duke i vajësuar disa grupe të armatosura të paidentifikuara për vdekjet.
Të premten, lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, foli për herë të parë për këtë krizë, duke thënë se e kupton zemërimin e protestuesve rreth këtij problemi, shkruan Independent, transmeton Gazeta Express.
Amnesty Internationa i bëri thirrje Iranit që ta ndalë gjakderdhjen, ndërsa këshillit për të Drejtat e Njeriut në OKB që urgjentisht të mbledhë dëshmi për ta lehtësuar fillimin e procedurave të pavarura për hetime.