Është bërë gati një dekadë prejse ka nisur procesi i dialogut Kosovë – Serbi, por ende nuk është arritur një marrëveshje, e cila do ta përmbyllte këtë proces. Përkundrazi, vlerësohet se mund të kalojë edhe viti 2019 pa pasur një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve, shrkuan sot Gazeta “Zëri”.
Muajin e kaluar janë bërë tetë vjet prejse Kosova dhe Serbia kanë nisur procesin e negociatave për normalizim të marrëdhënieve.
Por as tash kur ka kaluar gati një dekadë dy palët e përfshira në procesin e dialogut nuk po mund të arrijnë një marrëveshje, e cila do t’i jepte fund këtij procesi, shkruan më tutje “Zëri”.
Dialogu me Serbinë pati nisur në mars të vitit 2011, fillimisht si dialog teknik, për të vazhduar më pas në nivel politik.
Gjersa ka folur rreth këtij procesi shumëvjeçar, ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka konsideruar se përgjatë viteve janë arritur rezultate të shumta pozitive nga dialogu me Serbinë.