Teuta Krasniqi e kujton mes lotësh Arzana Krajën: Mbetëm pa e bërë filmin e planifikuar tash e 12 vite

Prishtinë | 13 Nën 2019 | 17:53 | Nga Ekonomia Online

Është ndarë nga jeta të mërkurën regjisorja e njohur, Arzana Kraja.

E ndjera u gjet e vdekur në banesën e saj në lagjen Kalabria në Prishtinë, dhe kjo u konfirmua nga Policia e Kosovës.

Ngushëllime për ndarjen e parakohshme të saj nga jeta kanë shprehur shumë prej figurave publike.

Aktorja e njohur shqiptare, Teuta Krasniqi, e cila ishte mike e mirë me të ndjerën nuk i ka kursyer fjalët e sinqerta për shoqen dhe bashkëpunëtoren që e humbi.

Ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi të realizuara ndër vite me Arzanën, me të cilën ka kaluar momente tejet të lumtura.

Krasniqi shkruan se do t’i mungojë më shumë se kurrë kafja që nuk do ta pinë, dhe filmi që nuk do ta realizojnë – të gjitha këto ishin plane të përbashkëta të të dyja shoqeve.

“Zemrie, s’po muj me besu qe shkove… gjithmone jam mundu me ta shpreh dashnine e vecante qe e kam pas per ty, por s’di a ke mbrri me dite sa mirenjohese jam kone gjithmone per shoqerine tende. Qaq shume me ke jep prej miresise e urtesise tende… Mbetem pa e pi kafen e planifikume e pa e bo filmin qe e kemi planifiku qe 12 vjet… shume ke jep prej shpirtit tend te mire dhe gjithmone ka me te mbajt ne zemer e ne kujtimet e mia, qe i kam kaq te fresketa e te bukura. U prehsh ne paqe zemrie”, ka shkruar Teuta Krasniqi në Instagram, percjell telegraf.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme