Serbia nis film për Masakrën e Reçakut, Vulin: Na bënë kriminelë pa qenë, këtë duam t’ia tregojmë botës

Prishtinë | 10 Dhj 2021 | 12:37 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandër Vulin, ka vizituar ekipin filmik që po realizon film për Masakrën e Reçakut të kryer në Kosovë më 1999.

Vulin ka thënë se ajo ngjarje është gënjeshtër dhe një trillim.

“Po i tregojmë gjithë botës se Reçaku ishte një gënjeshtër dhe se gjaku i fëmijëve serbë është mbi ata që e shpikën atë gënjeshtër”, është shprehur Vulin, raporton Tanjug.

“Agresioni i NATO-s, filloi pas një gënjeshtre të tmerrshme për Reçakun, Në atë kohë nuk ishim të aftë për t’i treguar botës se çfarë gënjeshtre e tmerrshme ishte. Detyra e brezit tonë është t’i tregojmë botës se na bombarduan dhe na bënë kriminelë falë një gënjeshtre”.

“Reçaku është trillim i madh, një falsifikim i tmerrshëm, një fyerje e madhe për mbarë njerëzimin dhe për të gjithë ata që e thanë këtë gënjeshtër”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme