Aktorja e njohur shqiptare, Teuta Krasniqi, ditën e sotme (e martë) ka marrë vaksinën kundër coronavirusit.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të shpërndarë me ndjekësit në rrjete sociale.
Ajo inkurajon të gjithë që të marrin vaksinën për të shpëtuar fillimisht veten e më pas edhe familjen.
“Unë u vaksinova. Staf profesional me një super organizim. Unë që frikësohem prej çdo lloj ineksioni, as që e kam ndjerë”.
“Merre vaksinën, shpëtoje veten, mbroje familjen dhe gjithë rrethin tënd”, ka thënë ajo.
Deri më tani një pjesë e madhe e artistëve shqiptarë kanë marrë dozën e parë të vaksinës së Covid-19.