Teuta Sahatqija përmes një shkrimi në Facebook ka deklaruar se është emëruar zëvendësministre nga kryeministri Avdullah Hoti
Mirëpo, e njejta ka thënë se është emëruar zv.Ministre në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Diasporës.
Në fakt, ministria e Punëve të Brendshme nuk ka lidhje me dikasterin e “diasporës”. Këtë ministri e udhëheq Meliza Haradinaj, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Pas lajmit dhe publikimit të fotografisë me kryeministrin Hoti, Sahatqiu e ka fshirë postimin.
Fillimisht, Sahatqija ka falënderuar kryeministrin Avdullah Hoti për emërimin në këtë detyrë, derisa ka thënë se mirëpret bashkëpunim të ngushtë me ministren Haradinaj.
“Do të jetë nderë për mua të shërbej Kosovës në këtë resor aq të rëndësishëm në këtë kohë sfiduese. Përvoja ime e mbledhur për shumë vite në kapacitete të ndryshme e sidomos vitet e shërbimit në New York do të ngrisin vlerën e kontributit tim në këtë pozitë”, ka thënë ajo.
E njëjta ka shkruar se në katër vite si shefe e misionit të Kosovës në New York ka pasur bashkëpunim të shkëlqyer me ambasadorët e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, me diplomat e Konsuj të Përgjithshëm të akredituar në UN e New York.