Tevide Imeri pranon detyrën e kryetares së Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë

Prishtinë | 04 Maj 2022 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

Tevide Imeri këtë të mërkurë zyrtarisht ka pranuar detyrën e kryetares së Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.

FSSHK-ja njofton përmes një komunikate për media se pranim-dorëzimi i detyrës është bërë në prezencë të Komisionit, i cili ka verifikuar dokumentacionin të cilin ia kanë dorëzuar kryetares Imeri.

“Sot me datë 04.05.2022 në Zyrën Qendrore të FSSHK-së është bërë pranim dorëzimi i detyrës së Kryetares në prezencë të Komisionit për pranim dorëzimin e detyrës zyrtare i cili Komision ka verifikuar dokumentacionin të cilin edhe ia kanë dorëzuar Kryetares znj. Tevide Imeri”, thuhet në njoftimin për media.

Tutje bëhet e ditur se Imeri pas marrjes së detyrës zyrtarisht është zotuar se do të përmbush të gjitha premtimet e dhëna para anëtarësisë së gjerë dhe si aktivitet të parë ka përcaktuar takimin me partnerin social, Ministrinë e Shëndetësisë.

“Nga java e ardhshme Kryetarja do të fillojë një seri takimesh me të gjithë krerët relevant në shëndetësi dhe me anëtarësinë e gjerë të FSSHK”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Të ngjashme