Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka arritur në Aeroportin e Vjenës, ku është pritur nga Protokolli i shtetit austriak.
Gjatë ditës së sotme, ai pritet të takohet me kancelarin austriak, Sebastian Kurz, me të cilin, sipas njoftimit të Presidencës, do të bisedojë për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në rrafshin politik, ekonomik, arsimor dhe kulturor.
Thaçi, po ashtu do të kërkojë mbështetje nga kancelari austriak për dinamizimin e perspektivës evropiane të Kosovës.