Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan.
Ai përmes një statusi në Facebook ka njoftuar se ka kërkuar nga ai mbështetje medicionale, logjistike dhe teknike për ta luftuar Coronavirusin.
Kurse Erdogan, sipas Thaçit ka thënë se “gjithçka çka Turqia ka në dispozicion do të jenë në shërbim edhe të popullit të Kosovës”.
“Sapo përfundova një bisedë telefonike me Presidentin e Turqisë, mikun tim dhe të popullit të Kosovës, Recep Tayyip Erdogan. Biseduam për marrëdhëniet bilaterale dhe për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve për tejkalimin e kësaj situate dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Presidentit Erdogan i kërkova mbështetje medicionale, logjistike dhe teknike për ta luftuar në mënyrë më efektive këtë pandemi dhe për ta mbrojtur më mirë popullin e Kosovës. Presidenti Erdogan u zotua se gjithçka që Turqia ka në dispozicion do të jenë në shërbim edhe të popullit të Kosovës. Gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e Presidentit Erdogan dhe popullit turk”, thuhet në postimin e tij.