Personaliteti i radhës i dekoruar me Medaljen e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, është ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi që jep këtë dekoratë, e ka përshkruar Delawie si një mik të veçantë të Kosovës.
“Medaljen e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë sot e ndava për një mik të veçantë të Kosovës. Ambasadori amerikan, Greg Delawie, po e përfundon shërbimin e tij diplomatik në Kosovë”.
“Pandalshëm, gjatë këtyre tre vjetëve, ai u preokupua dhe ndihmoi çdo proces nëpër të cilin kaloi vendi ynë. Faleminderit për shërbimin, për kritikat dhe për këshillat e vazhdueshme ambasador Delawie”, ka thënë Thaçi përmes Facebook.
“Kosova e çmon shumë mbështetjen tuaj!”.