Thaçi: Demonstratat studentore kulmuan me çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës

Prishtinë | 11 Mar 2017 | 10:03 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtuar sot demonstratat e 11 marsit të vitit 1980 të studentëve. Ai ka thënë se Kosova ka synime të qarta dhe perspektivë të sigurt euroatlantike.

Shkrimi i Presidentit Thaçi në përkujtim të demonstratave studentore:

Demonstrata e 11 marsit 1981 ka hyrë në kalendarin e datave historike të Kosovës si reagim i rinisë studentore për avancimin e të drejtave politike, ekonomike dhe kulturore të popullit shqiptar nën ish-Jugosllavi.

Pas demonstratës së 11 marsit në Prishtinë, pasuan të tjerat edhe më të mëdha, gjithëpërfshirëse, në qendra të tjera të Kosovës, duke artikuluar fuqishëm kërkesën për Republikën e Kosovës.

Prej 11 marsit 1981 deri në qershor 1999, Kosova ka kaluar nëpër ngjarje historike që vërtetuan drejtësinë e kërkesës për përparimin e statusit politik dhe juridik të Kosovës.

E tëra kulmoi me çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

Sot, Kosova është shtet i lirë, i pavarur e demokratik, republikë parlamentare me synime të qarta dhe perspektivë të sigurt euroatlantike. HTH

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme