Presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje nuk do të takohen sot ashtu siç ishte paraparë, raporton klankosova.
Sot fillon afati 15 ditor i mandatarit Kurti për formimin e Qeverisë.
Menjëherë pasi e pranoi letrën e Lëvizjes Vetëvendosje për mandatimin e Albin Kurtit për pozitën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka ftuar kryetarin e Kurtin për një takim në zyrën e tij në presidencë prej orës 12:00.
Më herët Kurti bëri një video-adresim të radhës në të cilën hidhte kritika të forta ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), por megjithatë tha se do të dërgonte emrin te Presidenti.