Thaçi do qëndrojë në Kosovë dy ditë, nëse respektohen masat e sigurisë

Prishtinë | 21 Mar 2025 | 13:15 | Nga Ekonomia Online

Ish-presidentit Hashim Thaçi i është lejuar një vizitë dyditore në Kosovë nga Dhomat e Specializuara.

Kjo vizitë është e kushtëzuar me respektimin e masave të rrepta të sigurisë, të mbikëqyrura nga Eulex-i.

Gjatë qëndrimit të tij, Thaçi do të jetë i akomoduar në selinë e Eulex-it në Prishtinë, ku do të ketë mundësinë të takohet me familjarët.

Lëvizjet e tij do të jenë të kufizuara dhe të shoqëruara nga forcat ndërkombëtare të sigurisë.

Të ngjashme