Presidenti i Republikës së Kosovës e ka vazhduar polemikën me Bashkimin Evropian rreth çështjes së emërimit të Miroslav Lajcak si emisar për dialogun Kosovë-Serbi.
Thaçi ka thënë se e mirëpret që BE’ja t’ia dëshmojë se është gabim rreth çështjes së emërimit të Lajçak si Përfaqësues Special për dialogun, derisa shton se mosemërimi i tij në atë post do të ishte në interes të Kosovës.
Thaçi ka thënë se duke mos e emëruar Lajçakun në pozitën e emisarit për negociatat Kosvoë-Serbi, Bashkimi Evropian do të përmirësonte edhe kredibilitetin.
Thaçi edhe një herë ka kujtuar se Sllovakia nuk e ka njohur Kosovën si shtet dhe votën kundër Kosovës në UNESCO.
“E mirëpres që BE-ja ta dëshmojë që jam gabim për emërimin e Lajçakut si i dërguar special për dialogun. Kjo do të ishte në interes të Kosovës dhe do ta përmirësonte kredibilitetin e BE-së. Argumenti im nuk lidhet me procedura të brendshme, por me gabimet strategjike. Sllovakia nuk e ka njohur Kosovën dhe ka votuar kundër nesh në UNESCO”, ka shkruar Thaçi.
I welcome EU proving me wrong on my claim about Lajcak’s appointment as SE. That'd be in Kosovo’s interest & improve EU’s credibility. My argument isn't related to internal procedures, but rather strategic mistakes. Slovakia hasn't recognized Kosovo & voted against us in UNESCO
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) March 21, 2020
Kreu i shtetit dje gjatë ditës kishte deklaruar se Miroslav Lajçak është i destinuar të dështojë në misionin e tij të ri si emisar për dialogun.
Megjithatë nga BE i kanë reaguar, duke i thënë se Lajçak ende nuk është emëruar si emisar.