Thaçi e Bërnabiq biseduan në Minsk për dialogun

Prishtinë | 31 Tet 2018 | 14:17 | Nga Ekonomia Online

Kryeminstresha e Serbisë, dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, janë takuar në Minsk të Bjellorusisë, dhe kanë biseduar në margjinat e Konferencës së Sigurisë të Munihut, njofto agjencia bjelloruse, Belta.

Bërnabiq, sipas agjencisë Belta, ka deklaruar se kanë biseduar rreth përparimit në dialogun midis Beogradit e Prishtinës, transmeton Koha.net.

Ajo, sipas këtij burimi, ka shfaqur shpresën se do të jetë e mundur arritja e një marrëveshjeje, kompromis i cili do të çojë drejt stabilizimit në rajon.

Bërnabiq ka theksuar se ka pritshmëri të mëdha nga kjo konferencë ku po bisedohet për tema të rëndësishme ndërkombëtare.

Deri më tash në Presidencë të Kosovë as janë mohuar, as pohuar njoftimet për këtë takim të presidentit Thaçi me kryeministren e Serbisë, Bërnabiq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme