Takimi i 1 shkurtit sërish do të jetë në nivel presidentësh dhe kryeministrash. Në takimin e nesërm në Bruksel, palët do të përfaqësohen nga niveli më i lartë politik.
Maja Kocianqiq, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, tha se takimi i 1 shkurtit sërish do të jetë në nivel presidentësh dhe kryeministrash.
Qëllimi i këtyre takimeve, është ulja e tensioneve mes dy vendeve, pas veprimeve të Serbisë që nga autoritetet e Prishtinës u cilësuan si provokuese, tha Kocijanqiq.