Ish-presidenti Hashim Thaçi fjalën e tij në sallën e gjyqit e ka nisur me urimin për gjithë shqiptarët për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.
“Dje në Kosovë u shënua 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, duke ndjerë rrahjet e zemrave të stërgjyshërve tanë shpallëm Kosovën shtet të pavarur e demokratik. Dëshiroj që nga kjo sallë të përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës për këtë festë madhështore.”