Thaçi e Pacolli kthejnë në Kosovë gjashtë ambasadorë

Prishtinë | 08 Pri 2018 | 13:50 | Nga

Ka nisur kthimi i ambasadorëve në Kosovë që u ka mbaruar mandati në shërbimin diplomatik. Në mesin e tyre janë ambasadorët në Turqi, Slloveni, Mbretëri e Arabisë Saudite, Britani, Maqedoni e Bullgari.

Nënshkrimi i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë që tetë ambasadorë lirohet nga kjo detyrë nëpër shtetet përkatëse ku e kanë përfaqësuar vendin.

Këtë e ka konfirmuar për Insajderin edhe këshilltari i ministrit të Jashtëm, Jetlir Zyberaj.

Ambasadorët të cilët janë liruar nga detyra janë Valdet Sadiku (Serbi); Edon Cana (Francë); Avni Spahiu (Turqi); Nexhmi Rexhepi (Slloveni); Rexhep Boja (Mbreteria e Arabisë Saudite); Lirim Grejçevci (Mbretëria e Bashkuar); Ylber Hysa (Maqedoni); Shpend Kallaba (Bullgari).

Kosova prej se ka shpallur pavarësinë shërbimin diplomatik e ka ndërtuar në shumicën e rasteve me staf diplomatik të ardhur nga partitë politike.

Edhe ambasadorët që do të kthehen në Kosovë, një pjesë e tyre, kanë qenë shërbëtor të partive aktuale politike në Kosovë.

Nuk dihet nëse ata do të zëvendësohen përsëri me të deleguar të partive politike në pushtet.

PDK, AKR e AAK kur kanë ndërtuar koalicionin qeveritar ishin marrë vesh edhe për pozitat diplomatike krahas dërgimit të njerëzve të tyre nëpër borde të ndërmarrjeve publike në Kosovë.

I akuzuari i rastit “Pronto”, Adem Grabovci ka deklaruar se edhe kjo Qeveri, sikurse edhe të tjerat, kishin pasur marrëveshje për t’i futur njerëzit e tyre nëpër pozitat publike.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme