Udhëheqësit e Kosovë dhe të Serbisë prite të takohen në fund të javës së ardhshme në Bruksel në përpjekje për të arritur marrëveshje për energjinë, asociacionin, lirinë e lëvizjes dhe për Urën e Ibrit në Mitrovicë. Thaçi dhe Vuçiq pritet të dakordohen të paktën për energji dhe asociacion. Në Presidencë nuk kanë dhënë detaje për agjendën e Thaçit në Bruksel.
Problemet në fushën e energjisë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kanë pasur pasoja edhe te vendet e BE-së, duke shkaktuar probleme në matjen e kohës. Për shkak të këtij problemi, shumë vende të BE-së kishin pasur vonesa në matjen e kohës.
Pas kësaj shumë udhëheqës të BE-së kishin bërë presion Presidentit të Serbisë, Aleksadar Vuçiq të pranojë arritjen e një marrëveshje me Kosovën.
Vuçiq ka refuzuar çfarëdo marrëveshje me Kosovën për energjinë pa u zbatuar pajtimi për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Për krejt këto tema, në nivel teknik, ka pasur diskutime, por ende s’ka pasur marrëveshje, transmeton express.
Ndërkohë, të premten e javës së ardhshme, në Bruksel, te Frederika Mogherini do të shkojnë Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiq.
Përpos energjisë e asociacionit, dy Presidentët pritet të flasin edhe lirinë e lëvizjes, IBM dhe urën e Ibrit, e cila vazhdon të mbetet e bllokuar.
Takimin e dy udhëheqësve shtetërorë e ka konfirmuar Zyra e Mogherinit.
Takimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në nivel teknik dhe politik zhvillohet prej tetë vitesh. Janë arritur disa marrëveshje, përfshirë shuarjen e strukturave paralele të sigurisë, lirinë e lëvizjes, pranimin e dokumenteve etj. Mirëpo, shumica e këtyre marrëveshjeve nuk janë zbatuar në mesin e të cilave Asociacioni, Energjia etj.