Thaçi: Gani Sylaj punoi për bashkim kombëtar, ishte njeri i besës dhe idealit

Prishtinë | 04 Kor 2019 | 16:41 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nën patronatin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është mbajtur mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të nënkryetarit të Komunës së Drenasit, Gani Sylaj, raporton EkonomiaOnline.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, tha se Drenica është vendi që i ka dhënë shumë veprimtarë vendit, një ndër ta edhe sot Sylaj.

“Drenica ka dhënë shumë njerëz të çmuar kombit të lëvizjes koëmbtare nga bashkëthemeluesit e shtetit shqiptar Hasan Prishtina, Azem Bejta, Shotë Galica, Shaban Polluzha etj për të vazhduar me përkushtimin e gjithë njerëzve vullnet mirë të punës, besës dhe idealit siç është Gani Syalaj”, tha ai.

Thaçi tha se Sylaj ishte njeriu i cili mendonte vazhdimisht për bashkimin kombëtar të trojeve shqiptare.

“Sylaj ishte njëri i lëvizjes kombëtare që mendonte për Prishtinën, Preshevën, Shkupin, Ulqinin, për bashkim kombëtar jeta dhe vepra e Ganiut janë jeta dhe vepra e të arriturave të kombit tonë e përpjekjeve të tij të lëvizjes kombëtare për liri, çlirim mund ta identifikojmë strumbullarin e kësaj lëvizje Adem Demaçin dhe Gani Sylën”, tha Thaçi.

“Sot jemi këtu të nderojmë e respektojmë jetën e tij madhore për kombin do ta përkujtojmë shembullin e tij të jashtëzakonshëm që është udhërrëfyes për gjithë në, njeri i idealit të Kosovës dhe sot ai ishte njeriu i çlirimit, pavarësisë dhe çlirimit kombëtar”, tha ai.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se sot Kosovën e la edhe një atdhetar tjetër i shquar i vendit tonë, duke thënë se Sylaj do përkujtohet çdoherë për veprimtarinë e tij kombëtare.

“Shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjen Sylaj, nga sot Drenasi dhe kombi ynë ka një atdhetar më pak që me devotshmërinë e tij të pashoq filloi rrugëtimin për liri e çlirim”, tha ai.

Lladrovci tha se e gjithë Kosova është krenarë me veprimtarinë e Sylajt.

Ndërsa, veprimtari Mehmet Hajrizi, para të pranishmëve foli për veprimtarinë dhe jetën e të ndjerit Sylaj.

Djali i të Gani Sylajt, Atdhe Sylaj ka falënderuar të gjithë që erdhën për homazhe dhe nderuan veprimtarinë e babait të tij.

“Faleminderit shumë që erdhët dhe që gjetët kohë të na ngushëlloni”, shtoi ai.

Të ngjashme