Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përfunduar takimin me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Presidenti në rrjetin e tij në Twitter ka shkruar se ka pas një diskutim konstruktiv me ish-kryeministrin dhe liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn.
“Ai gjithashtu mbështet përpjekjet e Kosovës për një qëndrim të unifikuar për çështje me interes kombëtar. Vlerësoj kontributin e tij dhe mirëpres angazhimin e tij”, ka shkruar Thaçi.